fbpx

I vdiq e ëma dhe djali 7-vjeçar nga tërmeti tragjik, rrëfehet Servet Vata: U doli shpirti mezor

Screenshot_20.png

Servet Vata nga Thumana ka rrëfyer sot tragjedinë e jetës së tij, ku nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019-ës, ka humbur nënën dhe djalin e tij 7-vjeçar.

Tashmë Serveti jeton në Tiranë në banesa sociale. Ai ka treguar për Fax News momentet e fundit të nënës së tij në banesë, si dhe ka thënë se gjatë kohës kur ra tërmeti, Serveti ndodhej në Greqi.

Më morën në telefon dhe na thanë se kishte rënë tërmet. Isha në Greqi në atë kohë, kur erdha këtu, ça me pa ishte bërë katastrofë. Familja jetonte në pallatin 5 katësh, mbijetuan veç nusja me djalin, nëna me djalin tjetër nuk dolën dot, nuk shpëtuan. Më keq nuk ka më, është një tragjedi shumë e keqe, ishte një tragjedi, u doli shpirti mezor, kishim 23 vite që jetonim në atë shtëpi. Banesa ka pasur plasaritje që prej shtatorit, por edhe Korrikut të 2018-tës. I patën pa kështu, dhe thanë që do e rregullonin e do na vinin në ndihmë, nuk u mor asnjë gjë për bazë. Pa ndodhur e keqja nuk bëhet asgjë, jetojmë në Tiranë në banesa sociale, na e paguan shteti banesën. Nuk jam kthyer më në Greqi, pas tërmetit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303