fbpx

I vdiqën të dy vëllezërit nga Covid/ Rrëfehet pedagogu, bën denoncimin: Sapo morëm vesh se…

o3.png

Pedagogu Afrim Osmani është përballuar me një ngjarje tragjike për familjen e tij. Ai humbi dy vëllezërit e tij vetëm në pak orë si pasojë e koronavirusit. Për ABC, pedagogu ka folur për ngjarjen, duke thënë se njëri prej vëllezërve ishte me leucemi akute ndërsa tjetri shfaqi shenja të lehta të Covid-19.

Njëri vëlla ishte edhe me leucemi. Por ai pati simptoma të lehta dhe në njëfarë mënyre ishte shpresa se mund t’ia kalojë lehtë. Vëllai tjetër pati një kollë të fortë dhe në asnjë sekondë nuk mendohej se kjo do ti merrte jetën. Ka një gjë që shumë veta nuk e dinë fazën e kalimit të sëmundjes dhe përballen çdo ditë me gjëra të reja. Këtu qëndron edhe thelbi. Do te duhet të kesh të gjithë informacionin e duhur dhe t’i paraprish aq sa ke në dorë. Individ kur fillon dhe rëndohet ka shumë pak në dorë. Sëmundja peripiciton shumë shpejt. Këtu shikon një pikëpyetje të madhe. Në perëndim shikon se janë raste të dy natyrave. Ose janë shumë mosha të mëdha, ose me një organizëm që ka komplikacione. Në Shqipëri ndodh shpesh kjo rënia e menjëhershme.

Më tej, pedagogu denoncon se u bllokua informacioni nga ana e spitalit, duke theksuar se ende sot nuk e di asgjë. Osmani shton se ajo që do të dijë është kush mori pjesë në mjekimin e dy vëllezërve të tij, pasi nuk i është thënë asgjë.

U bllokua informacioni, u hoqën edhe koordinatorët. Sapo morëm vesh që po rëndohet, morëm dhe bëmë gati avionin për të ikur në Turqi. Po ai perceptoi. E zëmë se mund të ketë ndodhur për shkaqe që nuk kanë lidhje me mjekët. Por pse nuk thuhet? Jashtë japin informacion, nuk e bllokojmë. Ne kur jemi të mërzitur dhe nuk hamë. Aty rënia psikologjike është e jashtëzakonshme. Kur ti po shikon që po ikën drejt fundit dhe asnjë nuk të thotë çfarë po ndodh. Nuk është tek mjekët, është tek filozofia e drejtimit. Do të duhet të zbritet në terren dhe  të drejtohet në formën e gjithëpërfshirjes. Problemi te Covid është pasoja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303