I vendosën tritol në makinë, Suad Lici,mesazh agresorëve

Administratori i ekipit të futbollit të Vllaznisë, ish-futbollisti i njohur, Suad Lici, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm ku makinës së tij iu vendos tritol. Ai ka nuk është trembur nga kjo ngjarje. Lici ka theksuar se kriminelët duhet të rrinë larg sportit dhe ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë sportin.

Keni pasur konflikte apo presione?

Absolutisht, nuk kam asnjë konflikt me asnjë njeri.

Lidhet kjo ndoshta me detyrën tuaj te Vllaznia?

Po, ndoshta me detyrën, nuk e di, le t’ia lëmë organeve kompetente. Unë nuk kam konflikte me asnjë njeri, jam njeri i lirë dhe do të vijoj që të jem njeri i lirë.

Keni pasur kërcënime, presione apo mesazhe, pasi nga burimet që kemi e dimë që keni pasur, por nuk e di nëse i keni denoncuar?

Jo, nuk kam pasur asnjë lloj problematike, kanë kërkuar njerëzit sqarime i kam sqaruar dhe kaq

Për cfarë?

Në lidhje me sportin. Se nuk kam asnjë problematikë tjetër

Dyshoni se lidhet me aktivitetin e lojtarëve te Vllaznia?

Nuk jam unë. Unë jam për mbarëvajtjen e punës. Formacionin e bën stafi teknik me drejtorin teknik, cdo gjë është bërë në bazë të strukturës te Vllaznia. Unë kam qenë i detyruar me plotësuar kërkesat e drejtuesve të klubit.

A është presion për t’u larguar nga Vllaznia, ju tremb?

Jo! Absolutisht! Do të vijoj që të bëj detyrën edhe sot do të jem në Durrës për ndeshjen në orën 17:00. Do të vijoj detyrën

Keni një apel për drejtësinë?

Unë mendoj që pa folur organet nuk kemi pse i vendosim një etiketë. Nëse është në marrëdhënie me sportin, mendoj që njerëzit kriminelët duhet të rrinë larg sportit, ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë sportin, jetën e vet sportive, se ky qytet ka nevojë për shumë gjëra.

Ju tremb kjo ngjarje?

Absolutisht jo! Do të vijoj jetën time të përditshme, aktivitetin privat të familjes sime, nuk më tremb asnjë fije, në Shkodër dhe në Tiranë më kanë përditë.

Çfarë do të thotë kjo?

Jam njeri i lirë edhe pas kësaj ngjarje.