I vendosin gjobë, aktori shpërthen keq: Burracakë më uniformë shtetërore

Aktori i njohur Genc Fuga me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar Policinë Rrugore lidhur me një gjobë që i kanë vendosur automjetit të tij të parkuar në rrugën e Kavajës.

Fuga shkruan “pagesën e kësaj gjobe po e konsideroj si fillimin e pagesës së kredisë të butë që ka marrë Shteti Shqiptar edhe për “ngritjen e nivelit profesional të Policisë (që duam)”.

“Burracakë më uniformë shtetërore!”

Mbas Sagës së ministrisë së rendit, ministri i fundit, premtoi se: “çdo sjellje e një efektivi policie, duhet t’a merrnim personale me të”. Zoti ministër?! 👌”, shkruan Fuga në rrjet, duke postuar edhe disa foto.