TË FUNDIT

I vënë tritol në oborrin e shtëpisë një personi, shoqërohen 8 persona në polici

8 persona janë shoqëruar së fundmi nga Policia e Krujës. Raportohet se shtetasit A.P i është vënë një lëndë plasëse në oborrin e shtëpisë që ka shpërthyer.

Njoftimi i plotë i policisë: Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat