fbpx

I vetëkarantinuar në Romë me familjen e ndarë, apeli i fortë i Lorik Canës

cana-4-f6e8ba03e2ea7fe22839472db9d274371f1dacc4beb15de52f_1920x1080.jpg

Edhe ish-kapiteni legjendar i kombëtares,  Lorik Cana, i cili ndodhet i vetëkarantinuar në shtëpinë e tij në Romë së bashku me familjen e tij ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Në një lidhje me skype për Rtv Ora u bëri thirrje shqiptarëve kudo që të ndodhen të respektojnë masat e qeverive përkatëse duke qëndruar në shtëpi.

“Nuk shoh panik në rrugët e Italisë pavarësisht se lëvizjet i kemi të kufizuara. Vetëm me një lëvizje të kordinuar mund të kemi efekt. Masat shtrënguese janë marrë për të mos futur në kolaps dhe sistemin e shëndetësisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Një pjesë të mirë të familjes e kam në Francë. Po mundohem tu tregoj realitetin që po përjetojmë këtu dhe të bëhen gati se do shkojë dhe atje. Edhe në Kosovë po flasim. Kemi marrë masa dhe në aspekt biznesi dhe futbolli. Nuk duhet të bëhemi më trima se duhet. Besoj se pas disa muajsh do të ti kthehemi normalitetit.  Kina ja arriti shpresoj që edhe Europa të jetë më e ndërgjergjshme dhe të më shumë kordinim mes vendeve. Gjermania dhe Franca po reagojnë me vonesë”, tha Cana.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303