I vetëm mposhti Unitedit, flet Xherdan Shaqiri

I jashtëzakonshëm ishte Xherdan Shaqiri në fitoren e madhe që mori sot Liverpooli 3-1 në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit.

Shaqiri ishte protagonisti i ndeshjes, duke ardhur nga stoli në minutën e 70’ dhe duke shënuar dy gola brenda 10 minutave për t’ia dhanë Liverpoolit fitoren dhe kreun e tabelës.

“Është një ditë perfekte për mua. Është fillimi më i mirë në histori të klubit dhe ne do të tentojmë të vazhdojmë kështu. Nëse e bëjmë këtë mendoj e do të kemi kohëra të mira”, tha Shaqiri për mediat pas takimit.

Lër një koment