“I vetëm në shtëpi” bëhet realitet/ 12 vjeçari që ndodhej vetëm arrin të shkatërrojë planin e grabitjes

bulgary-home.jpg

Një 12 vjeçar nga Merate, Itali, i cili kishte mbetur vetëm në shtëpi, ndërkohë që mamaja kishte vajtur të merrte vëllanë në kopsht, arriti të çojë dëm planin për grabitjen e shtëpisë së tij.

Duke dëgjuar zhurmë tek dritarja, djaloshi u mbyll në tualet dhe telefonoi të ëmën e cila erdhi menjëherë në shtëpi duke i rënë burisë me sa fuqi të kishte. Në atë pikë hajdutët ia mbathën menjëherë.

Episodi daton në datën 19 nëntor të këtij viti, por vetëm sot u bë i ditur. Madje, ata që përhapën lajmin ishin banorët e dëshpëruar nga ‘sulmet e vazhdueshme’ të keqbërësve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303