fbpx

I vihet 500 gr eksploziv “Benz”-it në Vlorë, pronari shpëton për mrekulli

policia-vlore-1.jpg

Një makine në Vlorë i është vendosur eksploziv mbrëmjen e djeshme, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Pronari i makinës tip “ML” S. Binaj rreth orës 01:30 e ka piksur pakon e dyshimtë poshtë makinës duke njoftuar policinë.

Efektivët e Vlorës rrethuan zonën dhe njoftuan ekspertët e xhenios nga Tirana që kryen shpërthimin e kontrolluar rreth orës 03:30. Sasia e eksplozivit mendohet se ishte rreth 500 gr.

Policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve. Fillimisht janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës ku ishte parkuar makina në lagjen “Hajro Çakërri”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303