I vjedhin ‘Snapchat-in’ dhe i publikojnë fotot nudo, fansat mbrojnë këngëtaren

Hakimi i rrjeteve sociale për personazhet e botës së showbizzit tashmë s’është diçka e padëgjuar. Pre e këtij veprimi ka qenë dhe këngëtarja e famshme, Demi Lovato e cila ‘humbi’ profilin e saj në Snapchat” ditën e enjte.

Këngëtares ju vodh adresa nga një person ende i panjohur për median i cili publikoi foto nudo të Demi-t. Ai/Ajo krijoi gjithashtu një grup diskret për shpërndarje të posteve të ndryshme. Fatmirësisht skuadra e Demi-t arriti ta rifitojë sërish profilin e saj dhe fotot u fshinë që prej atij momenti. Pak pas kësaj ngjarje të shëmtuar, fansat e këngëtares kanë reaguar duke thënë se askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në privatësinë e dikujt tjetër.

Demi sapo ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në lidhje me varësinë e saj me drogërat dhe kjo gjë duket se i përkeqësoi edhe më shumë.

/real-news.tv/