fbpx

I vjen fundi “Për’Puthen Prime”, Olsa Muhameti bën njoftimin e papritur

ajo-2.png

I vjen fundi Për’Puthen Prime. Autorja e programit Olsa Muhameti ka publikuar në Instastory skaletën e emisionit Për’Puthen Prime, duke njoftuar se puntata që do të transmetohet ditën e dielë do të jetë e fundit.

Kujtojmë se Për’Puthen Prime filloi të transmetohej çdo të dielë që pas përfundimit të sezonit të spektaklit më të njohur të humorit Portokalli.

Nuk dihet nëse rifillimi i sezonit të ‘Portokalli’, ka sjellë dhe fundin e rrugëtimit të Për’Puthen Prime.

Por, mbetet të presim,pasi autorja e programit Për’Puthen, Olsa Muhameti disa ditë më parë njoftoi se të tjera surpriza do të vijëpër publikun që kanë lidhje me emisionin Për’Puthen, ndërsa theksoi se surpriza e madhe që po ‘gatuhej’ nuk kishte lidhje me emisionin “Për’Puthen +40” që po ashtu pritet të fillojë transmetimin shumë shpejt në ekranin e Top-Channel.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303