I vodhi çantën një gruaje dhe plagosi 54 vjeçarin që tentoi ta ndalojë, arrestohet i riu në Tiranë

640-0-tg-1638810333.jpg

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i mori me dhunë çantën e dorës, shtetases 28-vjeç.Po ashtu ai ka plagosur me lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë, dhe t’i marrë çantën që kishte vjedhur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë.”- njofton policia e Tiranës.Skandal në parlament, gjenden gjurmë kokaine në banjot pranë zyrës së Kryeministrit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303