Një person u vra sot në mëngjes pas konfliktit mes kushërinjsh në Lushnje.
Nëna e viktimës, të cilës i plagosën edhe dy djem së bashku me të shoqin, ka treguar motivin e sherri.
“Ajo është tokë-shtet që i raftë zjarri. Çunat e patën mbjellë, ata thoshin është toka ime. Nuk di gjë më. Për punë toke. Shkoi të prishte ullinjtë me frezë, ato që mbollën çunat,”-tha ajo ndërkohë që në duar mbante të mbërthyer një djalë të vogël.
Pas konfliktit mbeti i vrarë Romeo Hasalla si dhe u plagosën dy vëllezërit e tij Laert dhe Emiljano Hasalla dhe i ati Shaip Hasalla 65 vjeç.
Advertisement