fbpx

“I vrava se ishin të dy shumë të lumtur”, rrëfehet killeri 21-vjeçar: Më hipi gjaku në kokë

Antonio De Marko vrau dy persona. Bëhet me dije se mbetën viktima ish-gjyqtari De Santis, 33 vjeç dhe e fejuara e tij Eleonora Manta, 30 vjeç.

Së fundmi, De Marko ka rrëfyer se është ai përgjegjësi i kësaj masakre. I ndaluar dhe më pas i shoqëruar në komisariat, 21 vjeçari ka pranuar se ka vrarë me më shumë se 60 goditje me thikë dy të rinjtë në mbrëmjen e 21 shtatorit. Më pas ka dhënë një justifikim qesharak, madje në kufijtë e çmendurisë.

“Bëra një budallallëk. E di që kam gabuar. I vrava të dy sepse ishin shumë të lumtur dhe më hipi gjaku në kokë e nuk u përmbajta dot. Befas m’u zgjua geni i vrasësit brenda meje dhe doja që vetëm t’i lidhja e ti torturoja ata të dy”.- ka thënë ai.