fbpx

“I vuri shkelmin” burgut në Itali, Elsa Lila publikon foton: Qesh mirë kush qesh i fundit

elsa-lila-1.jpg

Arrestimi i bujshëm i këngëtares Elsa Lila pak kohë më parë në Itali, mori fund dje. Lajmin e bëri të ditur Saimir Visha, i cili është edhe daja i Elsa Lilës. Pasi tha se shqiptarët kanë vjellë vrerë dhe zbuloi se ka drekuar në Itali me të, daja i Elsës ka publikuar një foto ku shkruan: “Qesh mirë kush qesh i fundit”.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën”, u shpreh avokati Vishaj.

Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303