fbpx

I zoti i shtëpisë i “detyron” që të heqin këpucët, Rama batuta me Ahmetaj: Më ke marrë çorapet

Screenshot_19-2.png

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë inspektuar një banesë të rindërtuar pas prishjes nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Mirëpo i zoti i shtëpisë i ka “detyruar” Ramën dhe Ahmetajn që të heqin këpucët.

“Ky më ka marrë çorapet e mia, i kam pasur unë dikur, i vesh ky tani”, tha Rama me shaka për Ahmetajn.

Bashkebisedimi i Ramës 

Edi Rama: Osman unë nuk po i heq këpucët, të më falësh

Osmani: Mirë është me i heq (qesh)

Edi Rama: Mirë është me i heq ëëë? Epo spo ta prish po i heq. Hiqi dhe ti Arben.

Osmani: Mirë se erdhët

Arben Ahmetaj: Ja i hoqëm Osman.

Edi Rama: Ky më ka marrë çorapet e mia, i kam pasur unë dikur, i vesh ky tani

Edi Rama: Tani të veshim këpucët….Hajde Arben! Ç’na bërë more Osman. Ta kishte marrë mendja t’ia hiqje këpucët kryeministrit në shtëpinë e re?! Ja si është jeta, e sheh jetën. Zbatojmë rregullat e shtëpisë.

Osmani: Rrofsh sa malet, je tepër i nderuar! Do ju percjell

Edi Rama: Po ate do e besh tani se na hoqe kepucet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303