fbpx

I zuri vendin në Parlament/ Basha komenton deputeten ‘epike’, Majlinda Halilaj

basha-dhe-majlindaa-1.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  është pyetur sot në intervistën e dhënë për news24 për deputeten Majlinda Halilajn, që i zuri vendin në Kuvend pas djegies së mandateve të opozitës.

I pyetur se si ndihet kur shikon që i ka zënë vendin dikush që nuk di të shkruajë dhe të lexojë, Basha u shpreh se kjo është një sëmundje e sistemit.

“E para e punës, është një sëmundje e sistemit. Duhet të keni parasysh që këta, si rregull, kanë ardhur nga fundi i listave, ku, me thënë të drejtën, edhe vëmendja e propozuesve të emrave ka qenë më e reduktuar. Një pjesë e mirë kanë ardhur nga listat e partive të vogla aleate, nuk kanë ardhur si propozim i PD, por të aleatëve shumë të vegjël, që e kërkonin këtë si një afishim nominal të partisë dhe të logos së partisë. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur në një proces për më pak se pesë ditësh. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk është justifikim. Është një shans për reflektim dhe për ndryshim që kjo të mos përsëritet më kurrë”, tha Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303