fbpx

Ia hoqi aparatin respirator të prekurit me Covid ku më pas vdiq, merret vendimi për shqiptarin, si doli blof nga shenja e gishtit

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-2.jpg

Policia greke ka vënë në pranga së fundmi shtetasin shqiptar Spiro M., 60 vjeç. Kjo pasi ai gjatë mesnatës së 7 prillit dyshohet se i hoqi aparatin respirator një 76-vjeçari grek me inicialet E. S. I moshuari ishte i intubuar me koronavirus.

Ky i fundit ndërroi jetë. Shqiptari ka theksuar se zhurma e aparatit e shqetësonte dhe prandaj ia hoqi.

60-vjeçari shqiptar, pasi u rikuperua nga virusi Covid-19, i kërkoi falje hetuesit, por u la në paraburgim.

Por më pas, mësohet se shqiptari këmbënguli në versionin e tij origjinal se nuk ka asnjë lidhje me çështjen, ai tha se ishte në gjumë dhe nuk e kuptonte se çfarë ndodhi, megjithatë ai nuk mund të jepte shpjegime bindëse se si u gjetën gjurmët e gishtit të tij në pajisjen mbështetëse të respiratorit, që ai kishte hequr, duke rezultuar në vdekjen e pacientit 76-vjeçar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303