fbpx

“Ia kemi bërë të qartë Ramës”. Gratë naftëtare nuk ndalen: Gjendja kaotike, nuk kam fuqi…

“Kryeministrit ia kemi bërë të qartë se po nuk morëm 13 pagat e apeluara në Gjyq… Të vijë këtu të shikojë gjendjen tonë dhe të negociojmë këtu. Kaq nuk zgjatem më sepse s’kam fuqi”, kështu ka thënë një prej grave naftëtare.

Ato vazhdojnë ende të ngujuara ku presin një zgjidhje nga kryeministri Rama.

Ndërkohë, një naftëtar tha se Rama duhet të shkojë të shikojë se ku po jetojnë zonjat, ku gjendja sa vjen dhe rëndohet.

“Unë e përgëzoj zotin kryeministër që reagoi për ti dhënë një zgjidhje por verdikti është i këtyre zonjave. Shpresoj të ketë një zgjidhje për këtë problem por verdikti është i këtyre zonjave. Shpresoj që  kryeministri të vijë këtu dhe pse të mos ua japë zgjidhjen. Gjendja këtu është kaotike sa vjen dhe rëndohet. Pse të mos vijë këtu Rama për negociata për një zgjidhje”, shtoi ai.