fbpx

Ia ‘vjedhim’ Italisë, një super talent 17-vjeçar grumbullohet nga Reja

Screenshot_5-6.jpg

Një lajm shumë i mirë për kombëtaren kuqezi: Edy Reja ka grumbulluar 17-vjeçarin Ramen Çapelja. Futbollisti i lindur në Itali, me prindër shqiptarë, ka luajtur me moshat e Italisë, por Reja e ka grumbulluar me kombëtaren A.

Në Itali, Çapelja ka marrë elozhe të shumta dhe ka bërë paraqitje shumë të mira me ekipin e Interit Primavera. Çapelja ka luajtur me Italinë U17, ku madje mori dhe shiritin e kapitenit.

Kontaktet e vazhdueshme të FSHF-së dhe vetë trajnerit Reja, kanë bindur Çapeljan të veshë fanellën kuqezi. Çapelja do të luajë kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303