Ibrahimovic te Milani? Vjen përgënjeshtrimi nga përtej Atlantikut

Zlatan Ibrahimovic e ka mbyllur marrëveshjen dhe do të rikthehet tek Milani! ky ishte lajmi që ngriti peshë zemrat e tifozëve kuqezi. “Bomba” e merkatos erdhi drejtpërdrejt nga SHBA dhe jo nga një njeri i zakonshëm, por nga komisioneri i MLS, Don Gorber, por duket se ka zgjatur shumë pak ëndrra e fansave të Milanit për ta riparë Ibrën me fanellën e 7 herë kampionëve të Europës.

Përgënjështrimi nuk ka vonuar dhe ai që ka shuar entuziazmin ka qenë zv.presidenti ekzekutiv i repartit të komunikimit në MLS, Don Courtmanche, ai që ka sqaruar se fjalët e Gorber janë keqkuptuar.

Courtmanche, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka theksuar se në intervistën e Gober nuk është diskutuar mbyllja e marrëveshjes, por dëshira e madhe e Milanit për ta ripasur në skuadër, kjo nuk është diçka e re. 38-vjeçari është në shënjestrën e Bobanit e Mladinit, ashtuç si është edhe në listën e dëshirave të disa klubeve, mundësia e rikthimit të suedezit nuk përjashtohet, por, për momentin, asgjë nuk është e sigurt. Ibrahimovici u aktivizua për dy sezone tek Milani nga viti 2010 në 2012, duke fituar një titull kampion dhe një Superkupë, përpara se klubi kuqezi, për të përmirësuar bilancet, vendosi që kartonin e tij ta shiste tek PSG.