fbpx

Icardi-Dybala, Argjentina funksionon edhe pa Messin

C_29_fotogallery_1023552__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image.jpg

Më në fund Icardi dhe Dybala. Argjentina di të fitojë dhe të jetë një skaudër e vërtetë edhe pa Lionel Messin. La Selecion mori fitoren e dytë në pak ditë ndaj Meksikës me të njëjtat shifra 2-0 por këtë herë golat mbajnë firmat e atyre të dyve nga të cilët tifozët e përfaqësueses albiceleste presin shumë. Mauro Icardi realizoi golin e tij të parë me Argjentinën që në minutën e 2-të të ndeshjes duke zhbllokuar shifrat. Një gol shumë i bukur i sulmuesit të Interit që festoi si i çmendur për këtë realizim të parë me kombëtaren. Në minutën e 81-të, bomberi nga Rosario i la vendin në fushë Paulo Dybalas i cili nuk zhgënjeu duke realizuar dhe golin e dytë për të vulosur fitoren e Argjentinës së Lionel Scalonit që po bën mirë dhe mund të konfirmohet si trajner i La Selecion edhe për Copa America 2019 që do të zhvillohet në Brazil. Edhe për sulmuesin e Juventusit ky ishte goli i parë me La Selecion.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *