fbpx

“Ide e marrë”. Meta me tone të ashpra ndaj opozitës: Kam qenë gjithmonë kundër…

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për media, ku ka folur për marrëveshjen e 5 Qershorit.

Meta u shpreh se lëvizja e shumicës për hapjen e listave zeron marrëveshjen e 5 qershorit.

“Përmbyllja e reformës zgjedhore do të konsiderohej si kushti i parë i plotësuar. Iniciativa e shumicës për të ndryshuar kushtetutën e prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe e zeron këtë arritje të Shqipërisë dhe dëmton edhe kredibilitetin e ministrit të jashtëm edhe si kryetar i OSBE-së (Edi Rama). Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron përpjekjet. Palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, kur për këtë janë investuar edhe SHBA, Britania dhe BE-ja. Këto ndryshime të njëanshme janë në kundërshtim me komisionin e Venecias. Ndryshime të sistemit duhet të nisin një vit para zgjedhjeve. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe zyra e OSBE-së që ka thënë se është shumë vonë” tha ai ndërsa e konsideroi si ide të marrë djegien e mandateve nga opozita.

“Ideja e marrë e djegies së mandateve, ideja e marrë e djegies së mandateve (ngre zërin). Kam qenë publikisht kundër por kam qenë në Gjermani atëhere se po të ishte këtu Presidenti, Parlamenti nuk do ishte ky që është sot”, tha Meta para gazetarëve.