Identifikimi i dy grabitësve në Rinas, Lleshaj sulmon ashpër mediat

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sërish në lidhje me supergrabitjen që ndodhi para dy javësh në Rinas.

Në Report Tv, ai është kthyer mediave shumë ashpër, duke u shprehur se po fantazojnë lidhur me identifikimin e dy prej grabitësve në Rinas.

“Zërat e dalë në media për sa i përket grabitje në Rinas mendoj se lidhet me dy mundësi, e para ose mediat po fantazojnë, ose kanë arritur të marrin informacione sekrete nga një dosje në  hetim.  Unë besoj se është fantazi, pasi besoj te integriteti i atyre që po merren me këtë çështje. Sot ka patur edhe një deklaratë të Policisë së Shtetit i cili e ka përgënjeshtruar lajmet e dala nga mediat. Unë kam thënë që banda ka marrë një goditje shkatërruese, por jo që është shkatërruar’, u shpreh Lleshaj./real-news.tv