20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Identifikimi i dy prej grabitësve në Rinas?

spot_img

Gjatë ditës së sotme u publikua një lajm rreth identifikimit të dy prej grabitësve në Rinas, ngjarje që ndodhi dy javë më parë.

Gjithashtu, u publikuan edhe emrat e tyre, por Prokuroria e Krimeve të Rënda i mohon kategorikisht këto zëra, duke i quajtur informacionet si të pavërteta.

Reagim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit:

Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.

Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat