Identifikohet autori i masakrës në Kaliforni

david-long.jpg

Personi që hapi zjarr ndaj një turme njerëzish në një lokal muzike në Kaliforni, duke lënë të vdekur 12 prej tyre, është identifikuar.

Ai është David Long, një ish-marins 28-vjeçar.

“Kemi pasur disa herë probleme me Long përgjatë viteve, por kanë qenë ngjarje të vogla si aksidente me makinë apo sherre”, tha sherifi i kantonit Ventura, Geoff Dean.

Ai shtoi gjithashtu se agresori mund të ketë qenë duke vuajtur nga çrregullimi post-traumatik.

I dyshuari u gjet i vdekur në vendngjarje, në qytetin Thousand Oaks, në veriperëndim të Los Angelesit. “Besojmë se ai ka qëlluar veten”, tha Dean.

Të paktën 12 persona u vranë, mes tyre edhe një oficer policie, në një bar në Thousand Oaks, Kaliforni. Sipas raporteve, të shtënat nisën rreth orës 23:20 minuta (sipas orës lokale) të mërkurën, në “Borderline Bar and Grill”, rreth 65 km në veriperëndim të Los Angeles. 10 deri në 12 persona të tjerë janë plagosur në incident.

Të paktën 200 persona ndodheshin në bar në momentin e ngjarjes, pasi po merrnin pjesë në një festë me muzikë “country”.

Dhjetëra të shtëna janë dëgjuar dhe sipas raporteve, autori mund të ketë përdorur granata tymuese dhe të paktën një armë gjysmëautomatike gjatë sulmit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303