fbpx

Identifikohet dëshmitari që pa të gjithë ngjarjen, prokuroria në pritje të dy ekspertizave

Screenshot_2-7.png

Prokuroria e Tiranës ka identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë, drejtuesin e mjetit “Shevrolet”, i cili u ndalua nga dy efektivët e policisë, pak minuta para se të vritej Klodian Rasha. Bëhet fjalë për automjetin, që u ndalua për verifikim. Grupi hetimor u tregua i rezervuar për mediat duke mos dhënë asnjë informacion rreth dëshmisë së drejtuesit të “Shevrolet”-it, i cili dyshohet se ka para të gjithë ngjarjen.Prokuroria është në pritje të dy ekspertizave: të armës së gjetur 200 metra larg vendit dhe nga se janë shkaktuar hemotamat që ka pasur në kokë dhe fytyrë. Sipas prokurorisë plumbi i parë ka bërë rikoshet në qepenin e servisi në hyrje të rrugicës. Plumbi i dytë e ka kapur në shpatull duke i marrë jetën të riut. Efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj gjatë seancës për caktim të masës së sigurisë, është shprehur i penduar për krimin që ka kryer dhe u kërkoi fjalë publike familjes Rasha.Prokuroria ka ngritur për të akuzën “vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”, por kjo vepër penale mund të ndryshojë në bazë të rezultateve të ekspertizave. Mëngjesin e të hënës, vëllai i Klodina Rashës, nuk pranoi të fliste për mediat. Ai jashtë kamerave u shpreh se për 2 ose 3 ditë prokuroria do të veprojë.

Gjithashtu ai tha se ndryshe nga vendimi i qeverisë që e ka quajtur ngjarjen aksidentale, ajo është vrasje me dashje. Ndër të tjera theksoi se nuk duan të flasin më publikisht, pasi ja kanë lënë në dorë prokurorisë. Kjo ngjarje ndodhi brenda 5 minutave në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor. Prokuroria ka hedhur poshtë njoftimin e policisë që ngjarja ka ndodhur në orën 01:45 minuta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303