fbpx

Identifikohet gruaja që u gjet e pajetë sot në mëngjes në Vlorë (Emri)

lajm-i-fundit-3-3-22.jpg

Një grua është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në zonën e Petroliferës në Vlorë. Raportohet se gruaja që u gjet e pajetë është identifikuar si Nadire Nelaj, 72-vjeç, e cila ishte larguar rreth 5 ditë më parë nga banesa e saj.

Nelaj, kishte dalë nga banesa e saj në qytetin bregdetar rreth orës 07:30 të mëngjesit të 8 tetorit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më. Sipas familjarëve, e moshuara 3 muajt e fundit kurohej nga ankthi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303