Identifikohet vrasësi në sinagogën në SHBA, arsyeja e krimit

Screenshot_5-5.jpg

Tetë viktima ishte bilanci i një sulmi në një sinagogë në Pitsburg të SHBA-ve. Autori, i cili plagosi edhe tre oficerë policie, dyshohet të jetë Bowers, 48 vjeç.

Sipas policisë lokale, Bowers ishte regjistruar në një rrjet shoqëror, të quajtur Gab, ku pranohen njerëzit e përzënë nga rrjetet e tjera shoqërore.

Te ajo llogari ai kishte postuar disa herë kundër HIAS, një shoqatë që sjell emigrantë hebrenj në Amerikë. “HIAS vazhdon të sjellë pushtues që vrasin njerëzit tanë. S’mund të rri duarkryq e të shoh se si masakrohet populli im. Në dreq imazhi juaj! Do të futem!”, kishte shkruar ai pak minuta para sulmit.

scroll to top