IGJEUM bën parashikimin: 7 qarqe të vendit në rrezik për përmbytje, duhet kujdes në…

0.1shirat-rikthehen-hene0133325.jpg

Reshjet e shiut në vendin tonë nuk do të ndalen. Parashikimin e bën IGJEUM. Madje reshjet do të shoqërohen me erëra të forta dhe me shtrëngata, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në qarqe. Sipas IGJEUM, qarqet më të rrezikuara për përmbytje janë Durrësi, Elbasani, Berati, Korça, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.

Ndërsa në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Basenet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të kenë rritje të prurjeve, por nuk do ti kalojnë kuotat e argjinaturave dhe nuk parashikohen dalje nga shtrati.

Parashikimi i IGJEUM:

RESHJET

Nga parashikimet e IGJEUM, sot pasdite (e martë, dt.12) dhe nesër (e mërkurë, dt.13) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Fier, Berat, Korçë dhe mesatare në qarqet e tjera.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Nga llogaritjet e IGJEUM, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në fundin e ditës së sotme (e martë, dt.12) dhe pjesën e parë të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.13). Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

Basenet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të kenë rritje të prurjeve përgjatë fundit të ditës së martë dhe nivelet me të larta në pjesët e tyre fushore do jenë në mesditën e ditës së mërkurë. Nivelet maksimale paraprakisht mendohet se nuk do ti kalojnë kuotat e argjinaturave dhe nuk parashikohen dalje nga shtrati.

Llogaritjet hidrologjike për lumenjtë kryesorë do të ndryshohen nga IGJEUM në varësi të sasisë së reshjeve që do të bien në basene. Për çdo ndryshim në lidhje me përmbytjet do kemi komunikim të ri.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C

në vendet e ulëta: 15 / 20 °C

në vendet malore: 9 / 15 °C

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303