fbpx

Igli Tare reagon ashpër ndaj qeverisë: Po tallen me ne

Kemi ardhur nga larg këtu ku jemi, nuk kemi ndërmend të ndalemi”, u shpreh drejtori sportiv i Lazios në një intervistë për “Repubblica” duke u ndalur më pas tek rifillimi i sezonit dhe pikëpyetjet e mëdha që e shoqërojnë:

“Kush thotë se duam të vazhdojmë sezonin vetëm për interesa personal nuk kupton asgjë. Futbolli mban në jetë 370 mijë persona, nëse ndalet do të sjell falimentimin për shumë njerëz. Italia do të humbas shumë jo vetëm në aspektin sportiv por dhe social. Të ndalojmë sezonin këtu do të thotë të vejmë në diskutim edhe sezonin pasues, do të jetë e vështirë të rifillojmë në shtator, shumë muaj pa aktivitet do të ishin shkatërruese. Këta mendojnë se futbolli është vetëm Serie A por harrojnë se me këtë profesion jetojnë mijëra familje. Ne kemi për detyrë ti mbrojmë”, u shpreh Tare duke sulmuar sërish qeverinë:

“Po tallen me ne, këto sjellje janë qesharake. Nuk dua ta mendoj se ministri Spadafora është kaq i papërgjegjshëm sa ta bëj qëllimisht, në Europë ka shumë qeveri që duan të ndihmojnë sportin, Gjermania, Spanja e Anglia. Në Itali nuk është kështu, rrezikojmë të kalojmë një verë në tribunë. Duhet të jenë më të qartë, në të kundërt rrezikojmë shumë si në aspektin ekonomik, social, sportiv dhe psikologjik. Njerëzit po vuajnë shumë psikologjikisht, sporti është kura më e mirë, kemi nevojë të gjithë për të”. Në fund Tare u ndal dhe tek protokolli: “Ai gjerman është më i miri, kontrolle dhe tamponë, nëse dikush del pozitiv izolohet vetëm ai, jo i gjithë grupi. Vijohet me lojën, më pas nëse dikush kërkon të kthehet në shtëpi mund ta bëj, do të duhet të paguaj nga xhepi i tij për analizat, për vete dhe për familjen e tij. Tek Lazio, pas testeve sierologjike kemi rezultuar të gjithë negativ, asnjë lojtar nuk është larguar kurrë nga Roma”, u shpreh Igli Tare.