fbpx

“Ik dorëzohu”! Si nisi sherri dhe përse shqiptari e vrau të birin biznesmen

143462422_243634633899374_2440981164632755657_n-768x576-1-780x439-1.jpg

Prishtina u trondit brëmjen e sotme pasi babai ekzekutoi djalin me armë zjarri në bodrumin e shtëpisë. Viktima Albert Kraniqi është emër i njohur në Kosovë për shkak të lidhjes me artistët.

Por përse Skëndet Kraniqi e ekzekutoi të birin?
“Alberti ka filluar i pari që të sulmojë babin e tij, përderisa ky i fundit i ka bërë presion që të dorëzohet në polici, pasi ai ka qenë i kërkuar nga policia e Kosovës” shkruan Indeksonline.

Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i sh-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Ata janë prindër edhe të një vajze.

Moderatori dhe miku i tij, Visar Kalludra ka reaguar pasi ka marrë lajmin e hidhur për vrasjen e Albert Krasniqit. “A bre daja jem nuk pom besohet qe na le vet, te kom pas si vlla… shume ron shume.Nuk po me besohet kurgjo e shume sene po me sillen ne kry.

Jeta paska edhe ksi momente te randa e te pabesueshme.Zoti te meshiroft vllau jem, na jemi qenie te dobeta dhe spo muj me gjete fjal me pershkru dhimten qe nuk je ma ne mesin tone”, ka shkruar Kalludra.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303