‘Ik, ik, ik! Jeni hipokritë!’, studentët përzënë deputetin

Screenshot_1-19.png

Mbërritja e deputetit Luçiano Boçi në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Tiranës ka shkaktuar një irritim te studentët e pranishëm.

Boçi ka shkuar atje për të kërkuar llogari nga punonjësit e Policisë se pse kishin ndërhyrë në Fakultet, mirëpo studentët kanë kërkuar dhe largimin e tij, dhe e kanë konsideruar hipokrit qëndrimin e opoziotës.

‘’S’duam t’iu dëgjojmë, jeni hipokritë. Largohuni nga kauza jonë, nuk e duam politikën këtu. Jemi këtu dhe për shkak të qeverisjes suaj. Ju nuk jeni Avokati i Popullit”, janë shprehur studentët.

Ndërkohë që Boçi u shpreh:

Kam ardhur këtu vetëm për të larguar policinë, nuk kam ardhur këtu që të bëj politik. Ju jeni të lirë të vijoni protestë tuaj”. 

Boçi këmbënguli në qëndrimin e tij se ai do të largohej nga Fakulteti, vetëm në rast se bashkë me të do të largoheshin dhe punonjësit e policisë.

Por, pas këmbënguljes së studentëve, deputeti Boçi u largua nga ambientet e Fakultetit.

Më herët në ambientet e Fakultetit Ekonomik ka pasur përplasje mes policisë dhe studentëve, ku disa prej tyre kanë përfunduar të lënduar. (real-news.tv)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303