fbpx

“Ikim ne, vini ju”, Lubonja hedh dyshime për marrëveshje të fshehtë politike

Për analistin e njoftur Fatos Lubonja, mund edhe të ketë një marrëveshje të mundshme të fshehtë mes mazhorancës dhe opozitës, marrëveshje që nuk bëhet e ditur për shqiptarët.

“Ideja që mund të shkojmë në zgjedhje me një reformë cik më të mirë është ok, port ë mendosh se mund të arrijmë rotacion me të, për mua është iluzion. Nuk është negative të ketë më shumë përfaqësim, por nuk e shikoj si mjetin kryesor që duhet të përdorë opozita për të bërë revolucionin e nevojshëm për të cilin ne kemi nevojë.

Një qeveri që bashkëpunon me policinë për të blerë vota, bashkëpunon me krimin është shumë e vështirë të rrëzohet. Shteti duhet të clirohet nga kjo bandë por duhet të ketë drejtësi të fortë. Pastaj ekziston edhe mundësia që të ketë një narrëveshje maxhorancë-opozitë, e tipit që ikim ne dhe pastaj vini ju…”,- tha Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në Neës 24.

Sa për propozimin e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila ka propozuar për Shqipërinë një sistem të ngjashëm me atë danez, Lubonja tha se, problem kryesor i Shqipërisë nuk është sistemi zgjedhor.