fbpx

Iku nga emisioni i Luanës dhe u përfol për sherr, Rez Veleshnja reagon serish: Një njeri që zihet nuk…

Serish ka reaguar aktori i njohur i Portokallisë, Rezart Veleshnja në lidhje me largimin e tij nga emisioni i Luana Vjollcës “Shiko kush luan”.

Në emisionin “Wake up”, ai ka bërë me dije disa detaje. Rezi ka thënë se ka pasur disa probleme në regjistrim si dhe theksoi se Luana është mjaft punëtore dhe  e kuptueshme

“Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime. Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që zihet nuk vazhdon më punë, në Top Channel nuk ka njerëz që zihen, shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Institucioni ka dhe drejtim, se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore, e kuptueshme, solidare dhe nuk krijon problem.”- ka thënë ai, duke i dhënë fund këtu.