fbpx

Iku nga Portokalli për ‘mospërputhje artistike”, Altin Basha reagon ndaj aktores: Gënjen, iku sepse..

Aktorja Egla Ceno bëri publike në një intervistë se nuk do jetë më pjesë e “Portokalli” për shkak të mospërputhjeve artistike. Deklarata e saj, ka nxitur dhe reagimin e regjisorit Altin Basha.

Basha shprehet se Ceno po përdoret për ti shërbyer fushatës së “baltosjes” së emrit të tij.

Ai thekson faktin se performanca e aktores është parë nga i gjithë publiku,  duke shtuar se Ceno ka qenë studentja e tij, dhe ai e ka mbështetur në rrugëtimin profesional.

“Ajo ka gënjyer për shkaqet e largimit. Ka thene që kemi “mospërputhje artistike”. Publiku e pa të  vërtetuar të zezë mbi të bardhë nga sms se aktorja ka qene e vetëdijshme për performancën e dobët dhe e njoftuar që do largohej nga Portokalli. Sms janë komunikime pune dhe jo private. Nëse gënjen pa pikë turpi publikisht dhe nga sms del një mashtruese ordinere pa pike etike, si mund të me kërkohet llogari mua pse i publikova?Sepse është mashtruese ja pse. Gënjen kur thotë se sms e publikuara janë të shkeputura nga konteksti. Ka shume sms te tjera që do ta turpëronin në sytë e opinionit të cilat do t’i publikoj të gjitha nëse vazhdon të mashtrojë paturpësisht. Do të keshilloja ti ribotosh sms tashme të publikuara  që të jete e qartë gjuha që perdor ajo dhe gjuha që përdor unë. Aty kuptohet qarte cili është profesionisti.  Gënjen përseri kur thotëe se do bëhem Drejtor i Teatrit Kombëtar. Nuk e ndaloj dot të publikojë thashethemet e kafeve rreth teatrit, por për cdo gënjeshter do marrë ëergjigje. Mesa duket i është bere ves. Komentet janë cështje karakteri dhe edukate. Unë e kam pasur studente. E kam mësuar si të rrijë në skene dhe për më tepër e kam promovuar gjithmonë në shfaqjet që kam drejtuar. Investim i gabuar. Mund të edukoj profesioniste, por nuk edukoj njerëz. E kuptoj se po punon me zell për ti shërbyer fushatës së baltës të cilën e promovon injoranca, qentë endacake që lehin në portale dhe llumi mediatik për shkak të marrdhënieve të acaruara mes meje dhe Ben Blushit. Pastaj ajo here thotë më ke promovuar dhe here thotë më ke penguar. Kjo është qesharake. Për cështjen e promovimit është tashme fakt shume i njohur se unë jam regjisori që më shumë se cilido në Shqipëri ka promovuar të rinj në teatër dhe tv. Ekziston një kategori aktoresh për të cilët një regjisor ose pedagogu më i mirë në bote kur i lavdëron, por kur i kritikon je njeri i keq. Kush është marrë me regji & pedagogji më kupton shumë mirë.  Bëhet fjalë për rolin e Zimbiles që është një nga personazhet më të dobët që kanë dalë ndonjëhëre në skenën e Portokallisë”, tha Basha.