“Ilaci i shërimit është…”. A do e fitojë Rama mandatin e tretë? Ja çfarë thotë Ilir Meta

rama-dhe-meta-770x433.jpg

Presidenti Ilir Meta ka folur për situatën politike në vend së fundmi për emisionin “Aktualitet”. Teksa e kanë pyetur se nëse Rama do të fitonte mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit, Meta tha se të jetë për kryeministrin, ai ka edhe të 13-in në xhep.

Më tej, ai tha shpreh se ilaçi i shërimit është pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje.

Po të jetë për kryeministrin tonë, nuk ka të 3-in, por të 13-in në xhep. Besoj që ilaçi i shërimit është pjesëmarrja e gjithë qytetarëve për të treguar se meritojnë të drejtat e tyre që i kanë në kushtetutë, që luftojnë për të drejtat e tyre, askush nuk ka dhe nuk mund të ketë të drejtë të ankohet apo të kritikojë në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje, në rast se nuk shpreh opinionin e tij përmes votës, vendimin e tij, besimin e tij, ndëshkimin e tij dhe unë besoj që qytetarët e kanë kuptuar se vota është akoma më e rëndësishme. E kanë për të mbrojtur të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, interesin e tyre, interesin e vendit, të atdheut tonë. Jam shumë optimist dhe se në vendin tonë për shumë kohë nuk bëhen zgjedhje, shqiptarët janë të paduruar për të shkuar drejt kutive të votimit këtë herë. Është përgjegjësia e kryeministrit të propozojë ministra dhe natyrisht është përgjegjësia e presidentit të konfirmojë apo jo kur ka arsye të karakterit kushtetues apo ligjor. Në këtë drejtim, kam qenë bashkëpunues, përveç atyre rasteve që prekej kushtetuta, ku kam pasur arsye të mjaftueshme që i kam sqaruar publikisht për të mos vënë besimin e duhur. Për emrat që zgjidhen apo përzgjidhen, kjo është një çështje që nuk ka të bëjë me vlerësimet e karakterit moral apo politik nga ana e Presidentit. Këtë vlerësim e bën kryeministri apo partia që propozon dhe opinioni publik. Për presidentin është e rëndësishme gjithmonë që të ketë arsye kushtetuese apo ligjore serioze.

scroll to top