Ilir Kerni zgjidhet Drejtor i Baletit në Kroaci, dha dorëheqjen ‘i detyruar’ nga Kumbaro

Ilir Kerni, një prej balerinëve më të mirë shqiptarë me famë botërore është zgjedhur drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit në Kroaci. Kerni do të drejtojë këtë teatër për katër vite, dhe shënon një nga rastet më të sukseshme të astistëve shqiptarë nëpër botë.

Një prej mikeshave të tij, Ermonela Jaho ka reaguar në rrjetet sociale, duke e uruar Kernin për detyrën që sapo ka marrë.

“Urime Ilir Kerni per emerimin e merituar si Drejtor i Baletit ne Teatrin Kombetar te Splitit (2019-2023) dhe komplimenta kroateve per largpamesine dhe vleresimin ndaj nje vlere artistike kombetare shqipetare si ju…”, shkruan Ermonela Jaho në rrjetet e saj sociale.

Kerni ka mbajtur për më shumë se dy vite dhe postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa u detyrua që të dorëhiqej për shkak të konflikteve të tij të vazhdueshme me ministren e Kulturës së asaj kohe Mirela Kumbaro.

Në postimin pas largimit, ai sqaronte se në vendin tonë arti është shumë pak i vlerësuar dhe se “Vetëm Kosova, pa përmendur vendet e rajonit, ka 9 herë më shumë buxhet për programin artistik”.

Mesa duket Kroacia tashmë do ti japë të gjithë vlerësimin e merituar balerinit shqiptar.