fbpx

Ilir Meta deklaratë tejet të fortë për Teatrin: Nuk bie në provokime banale

Ashtu siç njoftoi edhe më herët, Presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencë për shtyp ku ka folur lidhur me padinë e dytë të depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundër kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Deklarata e Metës:

 Depozitova një padi për kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Është një detyrim kushtetues i presidentit që të mbrojë pasurinë publike, e cila është e lidhur ngushtë me identitetin kombëtar.

Synohet të zhduket dhe memoria jonë të humbasë. Vendimi është anti-kushtetues për cënimin e pasurisë kombëtare. Është e qartë, se përmes togfjalëshit, ndërtimin e e një godine me standarde dhe që i ndalohet të ndryshojë destinacionin, qëllimi për shkatërrimin e kompleksit është urdhëruar dhe këshilli bashkiak mbetet vetëm ta vendosë në zbatim. Prishja e godinës do të përbënte shkelje të parimeve kushtetuese. Këto akte duhet shfuqizuar dhe të vendosë për pezullimin e vendimit të tyre.

Qeveria dhe bashkia kanë shfaqur hapur se qëllimi i tyre është i qartë se nuk tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re. Këto deklarata për kryebashkiakun kapërcejnë edhe kufijtë e lejuara nga ligji për vetëqeverisjen vendore, për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Duke qenë se kjo pasuri është Teatri Kombëtar dhe që lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, bashkia nuk mund të ketë në pronësi dhe aq më tepër të shprehet dhe të tejkalojë kufijtë.

Pronësia duhet të qëndrojë vetëm në emër të Republikës së Shqipërisë. Edhe padia e parë duhet të vijojë që të shqyrtohet. E drejta për të vendosur nuk i takon vetëm një qeverie apo bashkie, por të gjithë qytetarëve, atëherë i takon vetëm gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur.