fbpx

Ilir Meta del me thirrjen urgjente ndaj Ramës: E domosdoshme që të…

meta-1.jpg

Presidenti Ilir Meta i ka bërë pak më parë thirrjen e fortë qeverisë që të vendos menjëherë dialogun me gratë greviste që situata të mos përshkallëzohet më tej dhe të ketë pasoja të rënda.

“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të mëtejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.”, shkruan Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303