fbpx

Ilir Meta del në konferencë dhe bën thirrjen e fortë: Ka nevojë urgjente për të…

meta-6.jpg

Presidenti Ilir Meta ka dalë pak minuta më parë në një konferencë për media ku ka theksuar nevojën e menjëhershme për funksionimin e organeve të drejtësisë për të hetuar të gjitha krimet zgjedhore.

 “Duke vlerësuar edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të zgjedhjeve, edhe si kryekusht për të ecur me një ritëm tjetër drejt çeljes së negociatave, dje pata një takim me shoqërinë civile, ku u evidentua si problematike skandimin e kartave të ID. Ndaj i bëj thirrje Ekzekutivit dhe Kuvendit të marrin menjëherë masa për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për një periudhë deri në 30 prill 2021.Nevojë e funksionit të shpejtë, efikase, me zero tolerancë, të organeve të drejtësisë për të hetuar të gjitha krimet zgjedhore. Njëkohësisht u theksua rëndësia e miratimit sa më shpejt të fletës së votimit dhe një fushate aktive të edukimit të zgjedhësve. Sot jemi 50 ditë larg ditës së zgjedhjeve dhe zgjedhësit nuk janë edukuar ende sa i takon votës preferenciale”, u shpreh Presidenti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303