Ilir Meta del në Konferencë të Jashtëzakonshme, ja ç’pritet të ndodh

Pak minuta më parë, përmes një njoftimi të shkurtër, zyra e shtypit të Presidencës ka bërë me dije se Presidenti Ilir Meta do të dalë para mediave në orën 11:30.

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

“Në ora 11.30, konferencë e jashtëzakonshme e Presidentit te Republikës Sh.T.Z Ilir Meta.”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit.

Kujtojmë se ditën e mërkurë Kuvendi miratoi dhe ligjin për gjyqtarët, të cilët tashmë nuk do të betohen para Presidentit.

Kjo ka sjellë sërish përplasje mes mazhorancës dhe institucionit të Presidentit. Vetë Meta e quajti këtë ligj “Krye-KÇK’ dhe tha se do të flasë për të në një moment tjetër për mediat.