Ilir Meta: Do i kemi të gjithë tamponët, të mbrojmë mjekët

Presidenti i Republikës Ilir Meta premtoi para pak minutash se Shqipëria do të jetë e aftë që të kryejë testimet e nevojshme në të gjithë përballjen me covid-19.

Presindenti thotë se tamponet janë gati dhe se do të testohen të gjithë ata që duhet.

“Shqipëria do t’i ketë të gjitha mundëstë e tamponimit. Por, mbi të gjitha është mbrojtja e personelit që të menaxhojnë këtë situatë. E dyta është që të testohen të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të infektuarit e patjetër edhe testimi i atyre që kanë ndonjë shqetësim. Tamponet ekzistojnë dhe janë marrë të gjitha masat që të kemi disa dhjetëra mijëra të tilla”, u shpreh Meta.

Presidenti apeloi që të jetë priroitet mbrojtja e personeli shëndetësor.

“Sipas vlerësimit tim, sfida më e madhe që kemi ne në të gjithë këtë situatë të jashtëzakonshme dhe ende të panjohur mirë është të mbrojmë mjekët dhe personelin shëndetësor që është në vijën e parë të kësaj beteje. Kur ndodh që mjekët të infektohen në Itali, sigurisht që ka potencial të kemi të infektuar edhe këtu. Është e rëndësishme që të mos shkojmë deri në situatën e Italisë. Sot morëm masat dhe personeli i vijës së parë do të keetë të gjitha mjetet që duhet”, tha ndër të tjera në një lidhje direkt me “Real Story”, Presidenti i Republikës Ilir Meta.