Ilir Meta e quajti “qorr të partisë së Ramës”, reagon Ardian Dvorani

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar pas sulmeve të presidentit Ilir Meta  të cilin e quajti “një ushtar qorr i partisë”.

Sipas Dvoranit “akuzat e Metës janë të pavërteta, kanë gjuhë jo etike dhe jo institucionale”.

Ndërkaq ditën e djeshme Ilir Meta e cilësoi Dvoranin një ushtar të partisë të vendosur në krye të Gjykatës së Lartë.

Ua kam thënë 1 mijë herë, ua kam thënë edhe diplomatëve të korruptuar. Kemi bërë një marrëveshje për Gjykatën Kushtetuese që të kalonte në vetting, por nuk do ngelej vendi kurrë pa Gjykatë Kushtetuese. Por kjo ndodhi dhe nuk u bë pa qëllim. Kjo është e qëllimshme. Kjo nuk ka ndodhur nga Vettingu, por sepse aty në krye të KED është vendosur një qorr i partisë”, – tha Meta.