Ilir Meta flet ashpër,në fund bën shqiponjën, ikën dhe harron të…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia e presidencës, u shpreh ndër të tjera se, Kushtetuta është vija e kuqe.

“Kushtetuta është ligji suprem, është trupi që mishëron parimet themelore sipas të cilës qeveriset një vend. Si një tempull i shenjtë që i shërben shtetit të së drejtës. Sa më serioz dhe i qëndrueshëm sistemi demokratik i një vendi aq më i rrallë është ndryshimi i kushtetutës. Kushtetuta rrjedh nga dakordësia e një populli. Kushtetuta vijë e kuqe përsa kohë fuqia e saj buron prej popullit”, u shpreh ndër të tjera Meta.

Në fund të deklaratës Meta u kujdes që të bënte edhe shqiponjëën dhe iku, duke mos komentuar kështu deklaratën e DASH dhe atë të BE-së.