Ilir Meta godet Ramën: S’jam vegël e serbëve, Soros-i shumë i gjatë për Shqipërinë…

Presidenti Ilir Meta, nga konferenca shigjetoi Xhorxh Sorosin, duke thënë se është shumë i gjatë për një vend të vogël si Shqipëria.

Kreu i shtetit theksoi se nuk është politikan i rracës së Gruevskit, por Avni Rustemit.

“Unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë gjak shqiptari do ta mbrojmë Shqipërinë. Kam një fjalë edhe për miliarderin e nderuar Xhorxh Soros, I uroj jetë të gjatë Shqipëria është një vend i vogël për përmasat e tij, vazhdo merru në tregjet e mëdha. Nuk jam politikan i rracës së Guevskity, jam politikan i rracës së Avni Rustemit. Ilir Meta nuk është vegël e serbisë. Jam I gatshëm në çdo moment të bëj testin e shëndetit mendor, për çdo politikan dhe për çdo drejtues shtetër. Po kështu jam I gatshëm të bëj edhe testin e drogës, ndërsa për testin e shqiptarit e kam bërë dhe e kam bërë me kohë. Për krizën, së pari e kjo është kriza e organizatës sociliste. Unë kam qenë eurocicilist dhe socialist, dhe ashtu do të mbetem socuialist dhe në radhë të parë jam shqiptar dhe do të vdes shqiptar jo shqipfolës. Rezultati është skandal, as 10 % nuk kanë marrë, me organizatën socialiste në KQZ, me Kolegjin socialist”.