Ilir Meta lë Presidencën, me urgjencë në Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Kërkesa e Presidentit vjen në një kohë kur dita e sotme ka qenë e mbushur me zhvillime shqetësuese në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Teatrit Kombëtar.

Artistët prej rreth një jave kanë vendosur të qëndrojnë 24 orë pa ndërprerje në sheshin e Teatrit pasi kanë marrë herë pas here informacione se nga dita në ditë pritet ndërhyrja për ta shembur.

Ndërkohë ditën e sotme mbërriten dhjetra forca të Policisë së Shteti dhe asaj Bashkiake nga ku artistët bënë rezistencë duke kapërcyer kordonin e Policisë dhe future brenda Teatrit.