fbpx

Ilir Meta në SHBA, flet për ndryshimin e kufijve

5ba15ee0-a146-4fce-beb1-35a8337b2935.jpg

Në vijim të vizitës së tij në Uashington, Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në Forumin “Transatlantic Leadership Network” të organizuar në Kongresin Amerikan me temë: “Ballkani Perëndimor: Si të kapërcehen pengesat në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Duke marrë fjalën në këtë aktivitet Presidenti Meta tha se politikat e hartuara europiane për Ballkanin Perëndimor duhet të forcojnë sigurinë, institucionet dhe ekonomitë tona

“Duhet të jenë të zbatueshme, transparente dhe të synojnë rritjen e besimit të qytetarëve; plotësisht të përafruara me vlerat dhe standardet evropiane. Bashkimi Evropian nuk duhet të gabojë që të bëjë kompromise në këtë orientim; përkundrazi duhet të ruajë  përqendrimin e vet te çështjet thelbësore të proceseve tona përkatëse. Ndryshimi i vetëm i kufijve, për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit evropian në Ballkanin Perëndimor!”, – u shpreh ndër të tjera Meta. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303