TË FUNDIT

Ilir Meta ngre alarmin: Situata është dëshpëruese, do kishte pasoja katastrofike nëse do…

“Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani”. Kështu shkruan në Facebook, Presidenti Ilir Meta i cili ngre alarmin duke thënë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Duke iu referuar një shkrimi të prestigjiozes “Le Monde” për shpopullimin e Shqipërisë, Kreu i Shtetit thekson se adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare.

Mesazhi i Metës:

Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani!

Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre!

Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI! 🇦🇱

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat