fbpx

Ilir Meta ngre alarmin, zbulon çfarë ka ndodhur brenda 1 jave në vendin tonë

meta-7.jpg

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar ndaj rritjes së rasteve me COVID duke thënë se brenda një jave rastet kanë rritur me 20.4%.

Postimi i plotë i Metës:

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë. Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës. COVID-19 nuk ndalet me propagandë.

Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303